ZYRTARE: Laçi zgjedh trajnerin e ri, Pacult nuk rikthehet

11 Dhjetor 2020
21:52
Eraldo Harlicaj

Trajneri Armando Cungu u largua nga ekipi i Laçit, ndërsa së fundmi kurbinasit kanë zgjedhur trajnerin e ri. Shpëtim Duro ka marrë drejtimin e pankinës së kurbinasve.

Tekniku ka shumë eksperiencë në kampionatin tonë, prandaj dhe presidenti Pashk Laska ka vendosur të firmosë me Shpëtim Duron. Emri tjetër që ishte në garë ishte ai i Peter Pacultit.

Ish-tekniku i Kukësit ishte më i avantazhuar, por në momentin e fundit u vendos për Duron. Kostot e trajnerit të ri janë më të ulëta dhe e njeh më mirë ekipin.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit