ZYRTARE: Lajm i madh për Brojën, Chelsea me vendim të ri

18 Shkurt 2020
18:22
Eraldo Harlicaj
back button

Chelsea nuk dëshiron që të humbasë një nga talentët më premtues në klub. Sulmuesi Armando Broja ka arritur që të firmosë kontratën e parë profesioniste me blutë e Londrës. Ai është përdorur si një “xhol” nga klubet zinxhirë, pasi herë ka luajtur me ekipin e moshave U-19, herë me U-21, ndërsa ditën e djeshme shënoi me U-23.

Sulmuesi 18-vjeçar i kombëtares shqiptare po luan shumë mirë dhe po synon që të kapë shpejt ekipin e parë. Ai ka konfirmuar në profilin e tij në Instagram nënshkrimin e kontratës profesionale me gjigantët e Anglisë. “Shumë i lumtur që kam nënshkruar kontratën time profesionale me Chelsean. 

“Falenderoj prindërit e mi dhe familjen që më kanë mbështetur gjithmonë mua dhe më kanë ruajtur shpinën time. Nuk do të isha këtu ku jam, pa ndihmën e tyre”, – tha Broja. Ai është një nga emrat që po studiohet më shumë nga tekniku Frank Lampard nga Akademia. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit