Zyrtare, Lakers zbulojnë emrin e trajnerit të ri

15 Maj 2019
15:40
Telesport
back button

Tashmë është zyrtare: Frank Vogel do të jetë trajneri i ri i skuadrës së LA Lakers. Ai do të zërë vendin e Luke Walton, i shkarkuar 3 javë më parë, pasi dështoi të kualifikojë ekipin kalifornian në fazën play off.

45-vjeçari Vogel, më parë ka qenë trajner i skuadrës së Indiana Pacers (2011-2016) dhe më pas ka drejtuar skuadrën e Orlando Magic (2016-2018). Sezonin aktual ai nuk ka patur ekip. Ai është trajneri nr.27 i historisë së Lakers.

Jam shumë i lumtur për këtë mundësi që më jepet, për të drejtuar një nga skuadrat më të rëndësishme të NBA-së. Mezi po pres që të nis nga puna dhe të stërvis një ekip me shumë talente e kampionë, duke u përpjekur që të transmetoj vizionin tim”, tha Vogel.

Edhe Robert Pelinka, menaxheri i klubit u shpreh i kënaqur nga marrëveshja me trajnerin. “Vogel ka treguar se është i suksesshëm në fazën play off dhe pasqyron cilësitë e trajnerit që ne synonim. Jam i sigurtë se do të kemi një bashkëpunim të shkëlqyer së bashku”, tha Pelinka.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit