Zyrtare! LeBron James firmos kontratën e re, bëhet lojtari më i paguar në historinë e NBA

18 Gusht 2022
8:59
Telesport
back button

Basketbollisti LeBron James ka rinovuar me dy vite të tjera kontratën e tij me skuadrën e Lakers, nga e cila do të përfitojë 97.1 milionë dollarë. Përpos kësaj, lojtari ka të drejtën e rinovimit edhe më një vit të kontratës me skuadrën kaliforniane.

Kontrata e re do të skadojë në verën e vitit 2024. Kontrata e “king James” ishte drejt fundit dhe ai do të luajë në NBA të paktën deri në moshën 40-vjeçare. Në dhjetor, ai do të mbushë 38 vjeç.

Falë kontratës së re, LeBron James do të arrijë kuotën e 532 milionë dollarëve të arkëtuara në karrierën e tij. Ai bëhet kështu lojtari që ka fituar më shumë të ardhura në karrierë falë rrogës, duke thyer çdo rekord, në çdo epokë.

Një vendim i pritshëm ky për James, pasi në Los Anxhelos ai ka edhe qendrën e bizneseve të tij. Tashmë mbetet për t’u parë nëse ai do të luajë edhe një sezon të tretëm duke pritur që të zbarkojë në NBA edhe djali i tij Bronny, kur të zgjidhet në “draft”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit