ZYRTARE: Lehtësim për Ibrahimovic dhe Milanin, ja sa pritet të mungojë!

26 Maj 2020
12:41
Telesport
back button

Zlatan Ibrahimovic ia ka hedhur paq! Ose të paktën, ka shmangur një dëmtim që mund t’I kushtonte karrierën dhe ta detyronte që të braktiste futbollin përfundimisht, edhe pse pa pengje pasi është në një moshë tashmë të madhe.

Suedezi u dëmtua ditën e djeshme në stërvitje dhe kishte dyshime për një problem me tendinën e Akilit, çka praktikisht do mbyllte sezonin dhe karrierën. Një tërheqje që ndjeu gjatë një zgjatje për të kapur topin.

Milan, allenamento differenziato in campo per Ibrahimovic: derby ...

Madje, sulmuesi kuqezi braktisi stërvitjen me paterica dhe i zymtë në fytyrë. Por, në ekzaminimet mjekësore dhe rezultatet e ditës së sotme në grafi përjashtohet dëmtimi i rëndë dhe pas 10 ditësh do të ketë rikontroll.

“AC Milan raporton se Zlatan Ibrahimovic, në stërvitjen e djeshme pësoi një dëmtim të muskulit solis të pulpës së këmbës së djathtë. Tendina e Akilit është krejtësisht e paprekur. Një kontroll me instrumente do të bëhet brenda dhjetë ditësh”.

Praktikisht, ky lloj dëmtimi kërkon një kohë rikuperimi rreth një muaj, por mund të mjaftojnë edhe 3 javë nëse trupi do të reagojë mirë dhe fiziku i Zlatan ia lejon këtë gjë.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit