ZYRTARE: Leon Dajaku largohet nga Bayern, kalon te rivalët e bavarezëve

16 Janar 2021
21:41
Eraldo Harlicaj
back button

Leon Dajaku është larguar nga ekipi i Bayern Munchen. Shqiptari e provoi të luante dhe debutoi me gjermanët, por nuk arriti të çante në një skuadër të mbushur me yje.

19-vjeçari u zyrtarizua në ekipin e Union Berlinit. Rivalët e Bayernit kanë afruar futbollistin e ri që luajti më shumë tek ekipi U-23 i kampionëve të Gjermanisë.

“Jam i sigurt se kalimi te Union Berlini është hapi i duhur për mua. Unioni ofron mundësi që të luajë më shumë në kampionatin gjerman. Një skuadër fantastike këtë sezon dhe jam i kënaqur që jam këtu”, – tha ai.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit