ZYRTARE: Liverpool nis merkaton, nga Greqia vjen Kostas Tsimikas. Detajet

10 Gusht 2020
20:43
Eraldo Harlicaj
back button

Liverpooli thyen palëvizsshmërinë në merkato dhe i dhuron Jurgen Klopp një mbrojtës të majtë, alternativë e Robertson: quhet Kostas Tsimikas, mbrojtës grek që u dallua shumë te Olympiacos sezonin e shkuar dhe i rritur te academia bardhekuqe.

Lojtari i datëlindjes  1996 transferohet për rreth 13 milion euro, por Olympiacos mban edhe 20% të vlerës së kartonit në rast rishitje nga “reds”.

Tsimikas u rrit në Olympiakos, ku luan që nga viti 2014. Ai kishte përvojë në Hollandë dhe Danimarkë si huazim, përpara se të kthehej në atdheun e tij. Që nga viti 2018 ai është gjithashtu pjesë e  kombëtares: deri më tani ka zhvilluar 3 ndeshje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit