ZYRTARE: Luftëtari ndahet me sulmuesin, nis eksodi në Gjirokastër

3 Janar 2020
16:14
Eraldo Harlicaj

Luftëtari ka ndarë rrugët me Realdo Filin. Sulmuesi fierak ka dalë si futbollisti i lirë pas problemeve që përjetoi në Gjirokastër. Fili shkoi te bluzinjtë pas eksperiencës me Skënderbeun. Ai bëri mirë, por pati përplasje jashtë fushe me drejtuesit e klubit. 

Situata ishte mjaft e vështirë, pasi nuk luajti në ndeshjet e fundit me skuadrën e tij. Lojtari ka lënë një mesazh në Instagram ku tregon se i ka dhënë fund aventurës së tij me gjirokastritët. “Nga sot jam një lojtar i lirë dhe i hapur për bashkëpunime të reja”, – shkruan lojtari. 

E ardhmja e tij mbetet e paqartë, pasi pritet të jetë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës. Laçi ka patur më herët interesim për të, por nuk përjashtohet as Teuta e Vllaznia.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit