ZYRTARE: Luftëtari ndahet nga mbrojtësi, tjetër largim nga gjirokastritët

10 Qershor 2019
15:03
Eraldo Harlicaj
back button

Ishte e vendosur, por zyrtarizimi mungonte. Mbrojtësi i krahut të majtë, Jackson Ferreira, ka ndarë përfundimisht rrugët me Luftëtarin. Braziliani u pezullua nga klubi dy javë para se të përfundonte kampionati, ndërsa tashmë kontrata i ka përfunduar zyrtarisht. 

Ai e ka treguar vetë diçka të tillë me një status në "Facebook". "Sot kontrata ime mbaroi. Dua të falenderoj presidentin, drejtuesit dhe të gjithë ata që punojnë në klub. Të gjithë lojtarët, trajnerët, tifozët dhe çdo njeri në këtë qytet që më ka mirëpritur. 

"Jam i lumtur që kam ndihmuar Luftëtarin në Europa League, por dhe në gjysmëfinalen e Kupës. E lë ekipin aty ku e meriton, në Superiore. Iu uroj më të mirat luftëtarë, faleminderit për gjithçka. Ne jemi Luftëtari", – shkruhet në njoftim.   

Lajme të tjera

Lajmet e fundit