ZYRTARE! Manchester United emëron trajner Ralf Rangnick. Ja fjalët e para të gjermanit

29 Nëntor 2021
12:51
Alfred Lleshi

“Djajtë e Kuq” kanë konfirmuar në stol, deri në fund të këtij sezoni, Ralf Rangnick. Gjithashtu, trajneri gjerman do të ketë rol konsulenti për klubin nga “Old Trafford” në dy vite të tjera. Për emërimin e 63-vjeçarit gjerman, drejtori i futbollit të Manchester United, John Murtough tha: “Ralf është një nga trajnerët dhe novatorët më të respektuar në futbollin evropian.

Ai ishte kandidati ynë numër një për trajner të përkohshëm, duke pasur parasysh lidershipin dhe aftësitë teknike të paçmuara që do të sjellë nga pothuajse katër dekada përvojë në menaxhim dhe stërvitje. Të gjithë në klub mezi presin të punojnë me të gjatë sezonit në vazhdim dhe më pas dy vite të tjera në rolin e këshilluesit”.

Rangnick është i emocionuar që do t’iu bashkohet gjigantëve të Premier League dhe po pret me padurim rolin e tij, pas periudhës së tij si trajner i përkohshëm: “Jam i emocionuar që do t’i bashkohem Manchester United. Jam i fokusuar për të pasur një sezon të suksesshëm me klubin.

Skuadra është plot me talente dhe ka një ekuilibër të madh mes të rinjve dhe përvojës. Të gjitha përpjekjet e mia për gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë t’i ndihmoj këta lojtarë që të përmbushin potencialin e tyre, individualisht dhe, më e rëndësishmja, si ekip. Përtej kësaj, mezi pres të mbështes objektivat afatgjata të klubit mbi baza konsulence”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit