ZYRTARE: Maqedoni e Veriut-Kosovë luhet pa tifozë!

10 Mars 2020
18:44
back button

Tashmë është zyrtare dhe nuk ka më asnjë dyshim, edhe pse pritej që ky lajm të konfirmohej pasi ishte përhapur në ambjente të ndryshme dhe pranë federatave. Ndeshja në Shkup mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, e vlefshme për playoff të Nations League dhe që të çon në finalen e cila vlen biletën për në Euro 2020, do të luhet me dyer të mbyllura, pra pa tifozë, në stadiumin “Proeski” të Shkupit, më 26 mars!

Biletat kishin filluar të shiten më 2 mars, derisa jo zyrtarisht mësohet se shumë tifozë shqiptarë që jetojnë në Maqedoni kishin blerë bileta, por interesim të madh ka pasur edhe nga Kosova.

Kështu, përballja e 26 marsit në mes të maqedonasve dhe ‘Dardanëve’ do të jetë pa tifozë shkaku i virusit vdekjeprurës (Koronavirus).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit