Tashmë është zyrtare. Mario Balotelli rikthehet të luajë në Turqi me skuadrën e Adana Demirspor, ku luajti edhe sezonin 2021-2022. Në atë sezon, ai realizoi 18 gola në kampionat në 31 ndeshje, një nga sezonet më të mira në karrierën e tij, ku rilindi pas disa vitesh zhgënjyese.
Klubi turk ka konfirmuar marrëveshjen me sulmuesin italian, tashmë 33 vjec, që ka firmosur një kontratë 1-vjecare me opsion për një vit të dytë. Balotelli luajti sezonin e fundit në Sion të Zvicrës, por nuk la shumë gjurmë dhe ishte shpesh në qendër të vëmendjes për probleme të ndryshme.
Skuadra turke e Adana Demirsport, në tri javët e para të kampionatit ka grumbulluar 5 pikë, ndërkohë që është eliminuar nga faza play off e Europa League. Trajner i këtij ekipi është Patrick Kluivert. Balotelli ka lënë një kujtim të mirë në këtë ekip, ku shkëlqeu në fushë.