Zyrtare, Mbappe rinovon me PSG: “Ja çfarë dua të bëj tani” (Pamjet)

21 Maj 2022
21:09
Denis Hakanaj
back button

Telenovela ka marrë fund. Kylian Mbappe ka rinovuar me Paris Saint-Germain deri në vitin 2025-së, duke hequr kështu dorë nga Real Madrid, skuadra ku ai pritej të transferohej me kosto zero.

“Jam shumë i lumtur të vazhdoj aventurën time këtu te Paris Saint-Germain. Të qëndroj në Paris, qyteti im. Shpresoj të vazhdoj të bëj atë që preferoj të bëj me ju të gjithë… të fitojmë tituj bashkë! Faleminderit shumë”, ka thënë sulmuesi i PSG-së.

Shifrat e marrëveshjes – Numri 7 i PSG-së duke se është bindur nga projekt teknik i presidentit Al Khelaifi. Me shumë, ato që kanë ndikuar te vendimi i lojtarit kanë qenë shifrat që do të shoqërojnë Mbappe në vitet e ardhshëm.

Francezi, në fakt, do të nënshkruajë një kontratë trevjeçare prej 50 milionë eurosh (neto) në sezon, me 100% të të drejtave të imazhit që do të menaxhohen nga lojtari.

Ndër të tjera, në momentin e firmës në kontratë, Mbappe do të përfitojë 120 milionë euro si “bonus besnikërie”. Kështu, lojtari do të fitojë 300 milionë euro në tre vitet e ardhshme.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit