ZYRTARE: Mbyllet kampionati i parë në Europë, ekipi kampion feston nga karantina!

2 Prill 2020
15:04
back button

Federata belge, nëpërmjet një komunikate për shtyp, ka marrë një vendim të fortë sa i përket kampionatit elitar, Jupiler Pro League. Në veçanti, lexohet në komunikatë, u vendos që kampionati nuk mund të rinisë në kohët e parashikuara dhe ndaj renditja finale do të jetë ajo aktuale.

Një vendim që i jep titullin kampion Club Brugge, skuadra që kryesonte me 15 pikë larg vendit të dytë, pra Gent. Ekipi kampion, natyrisht, feston nga shtëpia, ose ndryshe “karantina”. Për Brugge ishte tiulli i 16-të në histori dhe nuk e ftonte prej sezonit 2017-2018.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit