ZYRTARE: Merr fund lufta e gjigantëve turq, Muriqi zgjedh ekipin e ri

7 Korrik 2019
13:57
Eraldo Harlicaj
back button

Një ndër telenovelat më të bukura të merkatos së verës mban emrin e Vedat Muriqit. Sulmuesi i Rizesporit iu ka dhënë fund dilemave dhe ka zgjedhur të transferohet te Fenerbahçe. Ai ka nënshkruar për 4 vite me "Kanarinat e Turqisë".

Klubi historik turk ka bindur futbollistin t'i bashkohet pas një gare të ethshme me Galatasarayn. Të dyja skuadrat donin një nga golashënuesit më të mirë të edicionit të kaluar në Superligën turke. 

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës doli në një deklaratë kur tha se do të vazhdonte kontratën me Rizesporin, por ishte e gjitha një lojë për të nxitur Fenebahçen të reagonte dhe ia doli mbanë. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit