ZYRTARE: Merr fund ngërçi i Vllaznisë, ekipi rifillon stërvitjen!

24 Maj 2020
16:36
Eraldo Harlicaj
back button

Futbollistët e Vllaznisë nuk pranuan të dilnin në stërvitje, pasi kanë që prej muajit janar pa u paguar. Sportistët janë mbështetur dhe nga Sindikata e Futbollistëve që drejtohet nga ish-mbrojtësi i Shqipërisë, Andi Lila.

Kuqeblutë kanë patur takime dhe me kryetaren e Bashkisë, Voltana Ademi, që i ka shpjeguar se është problem procedurial. Futbollistët nuk kanë pranuar asnjë justifikim, por duan vetëm zgjidhje.

Një marrëveshje e tillë duket se është arritur, pasi klubi doli me njoftim zyrtar se kuqeblutë do të rikthehen në stërvitje ditën e hënë në orën 09:00. Presidentja Voltana Ademi u ka premtuar futbollistëve se do të paguhen deri më 3 qershor.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit