ZYRTARE: Mesfushori i Shqipërisë ndryshon ekip, prezantohet në Holandë!

15 Janar 2021
21:40
Eraldo Harlicaj
back button

Mesfushori i Shqipërisë, Lindon Selahi, i ka dhënë zgjidhje karrierës së tij. Lojtari i ri nuk po luante me Twenten këtë sezon dhe vendosi të ndryshojë ekip.

Lojtari i kombëtares sonë kaloi tek ekipi i Willem II po në kampionatin holandez. Twente e huazoi deri në fund të vitit në mënyrë që shqiptari të luajë më shumë.

Selahi e kërkoi vetë largimin, pasi nuk donte të qëndronte në stol. Kontrata e tij skadon në vetë me Twenten, por ka një klauzolë që e lejon klubin ta zgjasë dhe për një vit tjetër. Twente me shumë mundësi do ta aktivizojë klauzolën e rinovimit automatik.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit