Zyrtare, Messi rikthehet kapiten titullar pas 9 muajsh te Argjentina

21 Mars 2019
22:53
back button

Ylli i Barcelonës përfundon vetëlargimin 9-mujor nga ekipi përfaqësues, teksa të premten ai do të udhëheqë në cilësinë e kapitenit Argjentinën në miqësoren kundër Venezuela.

Trajneri i bardhekaltërve, Lionel Scaloni ka konfirmuar se Lionel Messi do të nisë si titullar ndeshjen e tij të parë që pas eliminimit nga Kupa e Botës “Rusi 2018”. Ndeshja e fundit e luajtur nga Messi me përfaqësuesen argjentinase ishte në disfatën 4-3 ndaj Francës në të 16-at.

“Është kënaqësi e madhe të shohësh rikthimin e Messi. Pavarësisht faktit që jam shumë i ri, ky është shansi im që të stërvis dhe drejtoj Messin. Më duhet të tentoj që të bëj këtë skuadër të funksionojë me atë dhe që të japë maksimumin. Të shpresojmë që me rikthimin e Messit skuadra të përmirësohet”, deklaroi trajneri Scalioni.

Tekniku bardhekaltër ka njoftuar gjithashtu edhe formacionin me të cilin do të luajë Argjentina: Armani, Tagliafico, L. Martínez, Foyth, Mercado, Montiel, Lo Celso, Paredes, G. Martínez, Messi dhe L. Martínez.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit