ZYRTARE: Milan ekipi më aktiv në merkato, prezanton afrimin e radhës!

13 Janar 2020
20:48
back button

Milan është padyshim ekipi më aktiv në këtë merkato. Nga klubi kuqezi janë larguar në harkun e dy javëve plot 3 lojtarë (Reina, Borini, Caldara) dhe janë afruar po ashtu 3 të tjerë (Ibrahimovic, Kjaer, Begovic).

Pikërisht ky i fundit është zyrtarizuar si afrimi i radhës në ekipin kuqezi. Begovic vjen në huazim nga Bournemouth, klubi që ka kartonin e 32-vjeçarit. Boshnjaku është i njohur për eksperiencat e tij në Premier League me Stoke City, si dhe me Chelsean.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit