ZYRTARE: Milani kryen goditjen e dytë pas Kjaer!

5 Gusht 2020
21:57
Telesport
back button

Pierre Kalulu është zyrtarisht një lojtar i Milanit. Edhe pse “de facto” ishte veshur kuqezi, duhej firma në kontratë dhe zyrtarizimi i klubit që ka ardhur sonte.

Mbrojtësi francez i krahut do të vihet nën urdhërat e Stefano Piolit në grumbullimin që do të vijë në fund të gushtit, teksa vjen me parametra zero nga sektori i të rinjve të Lyon.

Kalulu është goditja e dytë pas Simon Kjaer që u ble përfundimisht te Sevilla për 3.5 mln euro.

“AC Milan njofton se ka siguruar performancën sportive të mbrojtësit Pierre Kalulu. Futbollisti francez bashkohet me klubin kuqezi deri më 30 qershor 2025”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit