ZYRTARE: Milani niset drejt Irlandës dhe lë në Itali investimin historik të Elliott!

16 Shtator 2020
15:48
Telesport
back button

Milani do të niset sot drejt Dublinit për sfidën e parë të sezonit, ndaj Shamrock Rovers në Irlandë, ndeshje e vlefshme për turin e dytë kualifikues të Europa League. Trajneri kuqezi Stefano Pioli ka publikuar edhe listën e futbollistëve të grumbulluar për transfertën irlandeze.

Shumë mungesa shkak dëmtime, skualifikime dhe Covid (Leao), por edhe një përjashtim “big”. Lucas Paqueta nuk është përfshirë te ekspedita kuqezi drejt Dublinit. Shenja konkrete se braziliani tashmë zyrtarisht është në shitje. Sakaq, mungon edhe afrimi i verës, i riu Kalulu.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit