ZYRTARE: Milani nuk fal, merr vendim për Biglian dhe Kessien!

21 Mars 2019
18:45
Anton Cicani
back button

Derbi i humbur është ende një plagë e hapur te Milani, por më shumë ai sherr banal dhe që u pa nga e gjithë bota gjatë ndeshjes me Interin, ku protagonistët ishin Lucas Biglias dhe Frank Kessie. Mesfushori nga Bregu i Fildishtë, gjatë zëvendësimit, teksa po futej Conti, nuk i dha dorën mbrojtësit, ndërsa doli i nervozuar për ndërrimin.

Argjentinasi Biglia ishte ai që ndërhyri dhe i tha dy fjalë, duke i hedhur benzinë zjarrit, që do të shpërthente në thuajse 60 sekonda të mira debat të ashpër, ku ndërhynë shokët e skuadrës për të ndarë palët.

Sot, drejtuesit e klubit kuqezi, kanë lëvizur zyrtarisht: në seli kanë thërritur agjentët e dy futbollistëve, duke i paraqitur edhe gjobën. Ende asnjë shifër zyrtare, por sipas asaj që thuhet, bëhet fjalë për një shumë të majme, rreth 100 mijë euro për kokë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit