ZYRTARE: Milani rrëmben një tjetër talent me zero! I rritur te shtëpia e Ibrahimovic, e ndiqte edhe Interi

10 Korrik 2020
12:00
Telesport
back button

Në pritje të goditjeve të mëdha ose e thënë ndryshe “big”, Milani lëviz në merkaton e mundësive dhe talenteve: pasi siguroi me parametra zero nga Lyon U-19 kapitenin Pierre Kalulu, sot ka qenë radha e Lukas Bjorklund, fantazist i datëlindjes 2004 (16 vjeç) që firmosi me kuqezinjtë për 3 vitet e ardhshme.

Milan, ecco il baby Bjorklund: lo svedese è in sede per firmare ...

Siç raportohet nga La Gazzetta dello Sport, klubi kuqezi, përmes vëzhguesve të tij dhe sidomos shefit scout Moncada, ka mbajtur një vëmendje për një kohë të gjatë lojtarin e talentuar të rritur dhe zhvilluar te Malmo (klub që ka rritur edhe Ibrahimovic), duke djegur konkurrencën e disa skuadrave, përfshirë Interin.

Swedish talent Björklund set to join Milan - From Malmö like ...

Fantazist me fizik të admirueshëm, Milani u dashurua në një përballje mes moshash. Ka luajtur edhe 7 ndeshje me U-17 e Suedisë, ku është kapiten. E kishin kërkuar edhe Bologna dhe Udinese.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit