ZYRTARE | Milani shkarkon Paolo Maldinin nga detyra. Komunikata zyrtare

6 Qershor 2023
17:47
Telesport
back button

“AC Milan njofton se Paolo Maldini përfundon mandatin e tij në Klub, me efekt nga 5 qershor 2023. E falënderojmë për kontributin e tij ndër vite, me rikthimin e Milanit në Champions League dhe fitoren e Scudetto-s në sezonin 2021/22. Përgjegjësitë e tij do t’i caktohen një grupi pune të integruar, i cili do të punojë ngushtë me trajnerin e ekipit të parë, duke i raportuar drejtpërdrejt Kryeshefit Ekzekutiv”…

Eshte kjo komunikata per shtyp zyrtare e Milanit per ndarjen e raportit me Paolo Maldinin, legjenden kuqezi, pas 4 vitesh nen drejtimin e klubit. Nderkohe, konfirmohet trajneri Stefano Pioli.

Giorgio Furlani dhe Geoffrey Moncada, përkatësisht AD dhe Shefi i zonës së skautëve të AC Milan, mbërritën pak çaste më parë në Casa Milan. Të dy, së bashku me lamtumirën e Maldinit dhe Massara, duhet të marrin edhe më shumë detyra dhe “fuqi” brenda organikës së kuqezinjve, veçanërisht për sa i përket merkatos së transfertave.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit