Zyrtare: Monaco konfirmon afrimin nga Atletico Madrid

27 Janar 2019
14:24
back button

Monaco është përforcuar në sulm me arritjen e Gelson Martins nga Atletico Madrid. Zyrtarizimi është bërë menjëherë sapo Alvaro Morata ka kaluar testet mjekësore në Madrid. 

Sulmuesi portugez do të huazohet deri në fund të këtij sezoni. 23-vjeçari nuk ia doli të luajë rregullisht më Atleticon, prandaj vendosën ta huazojnë që të marrë më shumë minuta deri në fund të sezonit.

“Mirë se vjen Gelson Martins. Gelson është një mesfushor i shpejtë sulmues, i cili ka treguar aftësi të mëdha në fanellën e Sporting dhe që do të jetë në gjendje të sjellë në skuadër gjithë shpejtësinë e tij dhe aftësitë e tij sulmuese”, tha zv.Presidenti i Monacos, Vadim Vasilyev.

“Jam shumë i lumtur për që tani jam te Monaco. Mezi pres të kthehem në fushë me shokët e mi të ri dhe të bëj çmos për të ndihmuar ekipin”, deklaroi sulmuesi portugez.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit