Zyrtare! MotoGP tërheq përgjithnjë nga garat numrin 46 të Valentino Rossi

16 Maj 2022
9:45
Telesport
back button

Numri 46 që ka mbajtur përgjatë gjithë karrierës së tij piloti italian Valentino Rossi do të tërhiqet përgjithnjë nga garat e kampionatit të MotoGP. Më 28 maj, gjatë garës së Çmimit të Madh të Italisë, që do të zhvillohet në pistën e Mugello, do të kryhet edhe ceremonia e tërheqjes përgjithnjë nga garat e numrit ikonë në sportin e motoçiklizmit.

Rossi ka garuar me numri 46 për 26 sezone me radhë, duke u bërë një markë e njohur në sport, në nivel global. Në karrierën e tij, “Doktori” fitoi 9 titujt kampionë bote në të gjitha kategoritë, duke arritur 125 fitore e 235 podiume. Valentino Rossi u tërhoq nga sporti në fund të sezonit të kaluar, në moshën 42-vjeçare.

Më pas, Rossi hyri në “Hollin e Famës” në MotoGP, ndërkohë që tani do ta shoqërojë edhe numri legjendar 46. Në garat e motoçiklizmit, numri 46 do të ekzistojë vetëm si pjesë e skuadrës së vetë pilotit italian “Mooney VR46 Racing Team”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit