Zyrtare/ Mourinho siguron “blerjen” e parë, Tottenham rinovon me mesfushorin

21 Korrik 2020
14:34
Telesport
back button

Mesfushori Eric Dier ka rinovuar kontratën me skuadrën e Tottenham. Lajmin e konfirmoi klubi londinez, duke deklaruar se 26-vjeçari ka shtyrë kontratën deri në vitin 2024.

Lojtari ka ardhur që në vitin 2014 te skuadra e Tottenham, duke qenë një nga titullarët e paprekshëm. Ai numëron edhe 40 ndeshje e 3 gola me kombëtaren e “3 luanëve”.

Kontrata e mëparshme e Dier skadonte në vitin 2021, por palët kanë rënë dakord për ta shtyrë atë edhe për 3 sezone të tjera. Lojtari kishte mjaft kërkesa, por ka vendosur të qëndrojë.

Me fanellën e Tottenham, Dier ka luajtur 239 ndeshje e realizuar 11 gola. Një përforcim i rëndësishëm për trajnerin Jose Mourinho, që do të ketë sërish mesfushorin e talentuar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit