Zyrtare/ NBA rinis më 31 korrik më 22 skuadra, ja detajet e rikthimit

5 Qershor 2020
8:26
Telesport
back button

Tashmë është zyrtare: Sezoni 2019-2020 i NBA-së, i lënë në mes që prej 11 marsit për shkak të koronavirus, do të rinisë më 31 korrik. Në pjesën e mbetur të sezonit do të luajnë 22 skuadra:

Bucks, Raptors, Celtics, Heat, Pacers, Sixers, Nets, Magic e Wizards nga Konferenca e Lindjes si dhe Lakers, Clippers, Nuggets, Jazz, Thunder, Rockets, Mavs, Grizzlies, Blazers, Pelicans, Kings, Spurs e Suns nga Konferenca e Perëndimit.

Tetë ekipet që i kanë thënë lamtumirë sezonit janë:

Warriors e Wolves nga Konferenca e Perëndimit si dhe Hornets, Bulls, Knicks, Pistons, Hawks e Cavs nga Konferenca e Lindjes.

Në total do të luhen 88 ndeshje, çdo ekip do të luajë nga 8 ndeshje gjatë kësaj faze të mbetur në sezonin e rregullt. Në play off shkojnë 7 ekipet e para të çdo Konference, ndërsa ekipet në vendet 8-9 do të luajnë ndeshje shtesë mes tyre. Play off-i do të luhet me 7 ndeshje (4 të fituara).

Ndeshjet do të luhen në “ESPN Wide World of Sports Complex” në World Disney (Orlando), një kompleks me 3 salla basketbolli. Kjo i jep mundësi NBA-së të organizojë 6 ndeshje në ditë, pa penguar stërvitjen e skuadrave.

NBA ka vendosur që skuadrat të nisin stërvitjen nga 30 qershori, ndërkohë që brenda datës 15 qershor duhet të vijnë në Amerikë lojtarët e larguar në vendet e tyre. Gjatë kësaj periudhe lojtarët do të kryejnë testet antid-Covid dhe më 7 korrik ekipet do të vijnë në Orlando.

Është vendosur gjithashtu që “draft” i përvitshëm i përzgjedhjes së lojtarëve të kryhet më 15 tetor. Ndërsa merkato e “free agency” (lojtarëve të lirë) do të nisë më 18 tetor.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit