Zyrtare; ndihmësi i Guardiolës emërohet trajner i gjigantëve të Brazilit

1 Gusht 2020
13:25
Alfred Lleshi
back button

Është zyrtare. Domenec Torrent, ish-ndihmësi i Pep Guardiolës te Barça, Bayern Munich dhe Manchester City, është emëruar trajner i ri i Flamengos. Pankina bardhezi do të jetë shtëpia e trajnerit spanjoll, i cili tashmë ka nënshkruar kontratën me klubin historik brazilian. Domenec ka firmosur për një vit e diçka më shumë, deri në dhjetor 2021, dhe do të shoqërohet nga dy asistentë.

Domenec Torrent, nuevo entrenador de Flamengo

Puna e mirë e Jorge Jesús në krye të ekipit bëri që Flamengo të kërkonte një teknik tjetër në tregun europian, pas largimit të portugezit, dhe për këtë rol u përzgjodh Domenec. Ky i fundit fitoi “balotazhin” me Hierro dhe Jardim. Rekomandimi i Guardiolës ka peshuar edhe në përzgjedhjen e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit