ZYRTARE: Një jetë në Mynih, Bayern rinovon me senatorin

7 Prill 2020
11:44
back button

Bayern Munich ka zytarizuar ditën e sotme rinovimin me një nga figurat kryesore të ekipit, Thomas Muller. Ky i fundit ka firmosur kontratën e re, që është e vlefshme deri në verën e vitit 2023.

Rinovimi kishte kohë që po diskutohej dhe ditën e sotme palët duket se kanë rënë përfundimisht dakord dhe Muller ka hedhur të zezën mbi të bardhë. Një jetë si bavarez për 30-vjeçarin, i cili është pjesë e klubit që nga viti 2000, kur ishte vetëm 10 vjeç.

Muller e ka nisur fillimisht me ekipin e dytë të Bayernit në vitin 2008, ndërsa një vit më vonë bëri debutimin në ekipin e parë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit