ZYRTARE: Një qendërmbrojtës për Tiranën, firmos ish-mbrojtësi i Shqipërisë U21

10 Korrik 2019
16:36
back button

Pas Ismael Dungës, Tirana ka zyrtarizuar edhe firmën me mbrojtësin Kostandin Kariqi. Bëhet fjalë për një qendërmbrojtës 22-vjeçar, i cili ka firmosur për dy sezonet e ardhshme.

Kariqi vjen nga kategoria e dytë greke, ku u aktivizua në 16 ndeshje mes kampionatit e kupës, por deri në nëntor nuk luajti asnjë takim, ndërsa më pas arriti formën e plotë fizike dhe u bë lojtar i rëndësishëm, duke fituar titullin kampion me Volos.

Në vitin 2016 Kariqi ka luajtur dy ndeshje me Shqipërinë U21 dhe më parë ka luajtur edhe për kombëtaren U19. 

Sezonin e fundit Tirana pati shumë probleme në mbrojtje dhe Kariqi pritet të aktivizohet rregullisht, duke parë që nuk ka shumë konkurrencë në prapavijë, nëse nuk vijnë lojtarë me emër e CV të rëndësishme.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit