ZYRTARE: Papu Gomez prezantohet në ekipin e ri, zbulohen detajet e marrëveshjes

26 Janar 2021
20:26
Eraldo Harlicaj
back button

Ish-kapiteni i Atalantës, Papu Gomez, u prezantua në klubin e ri. Lojtari argjentinas ka firmosur dhe u zyrtarizua tek ekipi i Sevillas. Spanjollët kanë arritur marrëveshjen me lojtarin dhe Atalantën thjeshtë.

Gomez pati krisje përfundimtare me trajnerin Gasperini dhe prandaj vendosi të largohet. Ai ka firmosur deri më 30 qershorin e 2024 me skuadrën spanjolle.

32-vjeçari nuk i ka kushtuar shumë ekipit spanjoll. Ai është huazuar me detyrim blerje. Një marrëveshje që në total ka kushtuar 8 milionë euro.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit