ZYRTARE: Partizani del hapur, prezanton yllin e merkatos

25 Janar 2021
22:25
Eraldo Harlicaj
back button

Nuk ka më dyshime, Ferhat Hasani është futbollisti më i ri i Partizanit. Lojtari ka gjetur marrëveshjen pas një takimi të gjatë me drejtorin sportiv, Olsi Rama. “Buba” ishte i pranishëm dhe në takimin e sotëm që Partizani luajti ndaj Teutës në “Niko Dovana”.

Zyra e shtypit e klubit të kuq bëri me dije se lojtari do të prezantohet nesër para medieve nga kryeqytetasit. Ai do t’i bashkohet menjëherë trajnerit Ilir Daja dhe do të vihet nën urdhrat e tij.

“Buba” është një prej lojtarëve më të paguar të Kategorisë Superiore. “Demat” presin shumë prej ish-lojtarit të Shkëndijës së Tetovës. Investimet e bëra nga Partizani janë me qëllimin e vetëm për titullin kampion.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit