ZYRTARE | Partizani dhe trajneri kampion ndahen me “konsesus”. Ja cili e mer drejtimin e kampionëve të Shqipërisë

10 Tetor 2023
19:36
Telesport
back button

Në mediat kroate gjithçka ishte vendosur prej kohesh por duhej zyrtarizimi dhe ai ka ardhur! Zoran Zekiç nuk është më trajner i “demave të kuq” të Partizanit.

Këtë të martë, gjithçka është zyrtarizuar dhe nga klubi i Partizanit, me kampionet e Shqiperise që me anë të një njoftimi në profilet e tyre zyrtare, në rrjetet sociale kanë njoftuar transferimin e teknikut Zoran Zekiç drejt Osijek, si dhe emërimin e Drejtorit Sportiv, Arbër Abilaliaj në krye të stolit të “të kuqve”.

Njoftimi i plotë i klubit të Partizanit: Klubi i Partizanit njofton arritjen e marëveshjes me NK Osijek për transferimin e trajnerit Zoran Zekiç. Tekniku kroat për shkak të arsyeve familjare ka kërkuar të vazhdojë profesionin afër familjes së tij dhe Klubi i Partizanit pas dakordësisë me klubin kroat lejoi transferimin e Zekić te NK Osijek.

Falënderojmë trajnerin Zoran Zekiç për kontributin e tij në drejtimin e stolit të kuq dhe i urojmë suksese në karrierë. Në drejtimin e skuadrës do të vazhdojë stafi teknik i kryesuar nga Drejtori Sportiv Arbër Abilaliaj mbështetur nga Mario Kuić, Renaldo Kalari, Kushtrim Voka dhe Marko Matijevic.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit