ZYRTARE! Partizani huazon mesfushorin e kombëtares, po me Kaçen ç’do të bëhet?!

4 Janar 2022
15:41
Alfred Lleshi

Partizani zyrtarizon përforcimin e bujshëm në merkaton e janarit. Në fakt, mesfushorin-krijues e ka rrëmbyer indirekt nga kampionët e vendit. Fjala është për Sherif Kallakun, i cili do të veshë fanellën e kuqe në vazhdim. Një përforcim që e bën më të besueshme tezën e largimit të Ergys Kaçes, i cili ka zhgënjyer me të kuqtë. Ja njoftimi i “demave” me këtë rast:

“FK Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me Sherif Kallakun. Mesfushori i spikatur bashkohet me 16-të herë kampionët e Shqipërisë pas eksperiencave të suksesshme në kampionatin tonë me ekipet e Laçit dhe Teutës, si dhe jashtë vendit te NK Lokomotiva Zagreb.

Drejtuesit dhe mesfushori me tipare sulmuese kanë arritur marrëveshjen me klubin kroat të NK Lokomotiva Zagreb për huazimin e 23-vjeçarit, i cili do të jetë pjesë e të kuqve deri në fund të këtij sezoni futbollistik”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit