Zyrtare, Partizani largon Ibrahimin

14 Gusht 2019
20:07
back button

“Të Kuqtë” kanë zyrtarizuar sot largimin e mbrojtësit nga Kosova, Labinot Ibrahimi. Mbrojtësi që ishte pjesë e Partizanit prej 6 vitesh, është rikthyer te skuadra e Prishtinës në Superligën e Kosovës. Në fakt ishin pikërisht drejtuesit e klubit kosovar ata që njoftuan të parët lajmin, duke shprehur mirënjohjen për presidentin e Partizanit, Gaz Demi, që mundësoi këtë transferim.

Gaz Demi ndihmon Prishtinën

“Labinot Ibrahimi kthehet në Prishtinë.

Prishtinë, 14 gusht 2019 – Presidenti i nderuar i Partizanit, mik i ngushtë i kryetarit të FC Prishtina, Remzi Ejupi, do të ndihmoj klubin tonë duke pranuar ofertën e transferimit të Labinot Ibrahimit, nga radhët e Partizanit nga Tirana në Prishtinë.

Labinot Ibrahimi, ndër futbollistët më të dashur të tifozerisë së kuqe, do të rikthehet në skuadrën e Prishtinës pas 6 vitesh kur në vitin 2013 kishte lëvizur për Tiranë.

Labinot Ibrahimi, ka fituar të gjitha trofetë e mundshëm, si me Prishtinën po ashtu edhe me Partizanin.

Ndërsa, FC Prishtina, edhe njëherë falënderon publikisht presidentin Demi për ndihmën dhe bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet dy klubeve”, citon njoftimi i klubit të Prishtinës.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit