ZYRTARE: Përjashtimi i Milanit ndryshon shortin, Kukësi shmang Romën!

28 Qershor 2019
12:34
Eraldo Harlicaj
back button

Milani u përjashtua nga Europa dhe nuk do të marrë pjesë në Europa League. Fati i kuqezinjëve është i lidhur dhe me ekipin shqiptar të Kukësit. 

Klubi i presidentit Safet Gjici në rast se kualifikohet me Debrecenin gjente në raundin e dytë italianët e Romës. Një sfidë që nuk do të zhvillohet, pasi kryeqytetasit kalojnë direkt në grupet e Europa Leagues. 

Torino merr vendin e Romës dhe verilindorët do të përballen me ekipin tjetër të Seria A. Shanset janë të njëjta, pasi Kukësi nuk ka asnjë mundësi ndaj Torinos. Trajneri Ernest Gjoka do të donin të kishin përballë Romën të luanin në "Olimpico" dhe të merrnin një kënaqësi më të madhe. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit