ZYRTARE: Pjanic transferohet te Barcelona. Klauzola e çmendur dhe detajet e operacionit

29 Qershor 2020
18:39
Eraldo Harlicaj
back button

Miralem Pjanic mund të quhet zyrtarisht një futbollist i Barcelonas me një klauzolë të çmendur për moshën që ka, pra 30 vjeç: 400 milionë euro nëse dikush do të prishë kontratën e boshnjakut!

Komunikata zyrtare e klubit katalanas sapo ka dalë dhe njofton edhe detajet e marrveshjes me bardhezinjtë dhe sa ka kushtuar mesfushori i Zonjës së Vjetër: 60 mln euro dhe 5 mln bonuse. Pjanic ka firmosur për 4 vite me blaugranat dhe ky do të jetë sezoni i fundit bardhezi (kur të mbyllet në gusht).

mini_2015-11-24 BARCELONA-ROMA 05

Pjanic u transferua te Juventusi në verën e vitit 2016 për 32 milionë euro. Boshnjaku ka fituar 3 tituj kampion, 2 Kupa dhe 1 Superkupë Italie me bardhezinjtë.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit