ZYRTARE: Plaçkitet PSG-ja, Leonardo humb talentin e ekipit për një shifër qesharake

18 Korrik 2019
10:19
Eraldo Harlicaj
back button

PSG ka shitur te Leipzig të riun Christopher Nkunku. Gjermanët afruan në ekip mesfushorin për 13 milionë euro. 21-vjeçari ka lënë përfundimisht kampionët e Francës dhe ka nënshkruar kontratën që e mban të lidhur deri në vitin 2024 me Leipzig. 

Francezi nuk kishte hapësira të mëdha në Paris, prandaj lëvizja drejt Gjermanisë shihet si një zgjedhje e mirë për karrierën e tij. 

Nkunku ka debutuar 18 vjeç me ekipin e parë dhe prej asaj kohe ka luajtur në 29 ndeshje duke shënuar 4 gola dhe duke dhuruar dy asiste. Futbollisti është pjesë e kombëtare U-21 të Francës. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit