ZYRTARE: Plaku ndryshon skuadër, prezantohet nga klubi kosovar

5 Janar 2020
12:45
Eraldo Harlicaj
back button

Sebino Plaku ka ndryshuar sërish ekip. Sulmuesi me eksperiencë la ekipin e Llapit për t’u bashkuar me skuadrën e Gjilanit. Ekip ky i drejtuar nga trajneri Gentian Mezani. Ky i fundit ka krijuar një “koloni” me lojtarë nga Superiorja e Shqipërisë. Plaku iu bashkua në verë skuadrës së Llapit pas largimit nga Kamza, por nuk arriti të gjente veten në këtë skuadër. 

34-vjeçari ka bindur trajnerin Mezani për ta rrëmbyer në skuadër. Lojtari do të vihet menjëherë në shërbim të ekipit. Ai ka firmosur deri në fund të sezonit me skuadrën gjilanase. “Gjilani dhe futbollisti nga Shqipëria, Sebino Plaku, kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi, nga ku do ta mbajë futbollistin e lartëcekur si pjesë e skuadrës së Gjilanit deri në fund të këtij edicioni garues”, – shkruan ndër të tjera skuadra kosovare. Plaku ka patur një 2019 të vështirë, pasi ishte pjesë e Kamzës që u shkri dhe nuk pati sukses te Llapi.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit