Kampionati Shqiptar

Zyrtare, portieri Shpëtim Moçka largohet nga Teuta

Klubi i futbollit durrsak ka ndërprerë bashkëpunimin me poriterin Shpëtim Moçka. Ky i fundit ka qenë njëkohësisht edhe golashënuesi i një goli gjatë sezonit që lamë pas. Teuta e falënderon për kontributin e dhënë dhe i uron atij suksese në karrierë.

Ndërkohë, në vend të portierit vlonjat përflitet se do të mbërrijë Isli Hidi, që ka luajtur vitet e fundit në Qipro, ndërsa më herët ka mbrojtur kuadratin e Tiranës, si dhe ka qenë pjesë e kombëtares kuqezi.

Me në krye trajnerin e ri, Bledi Shkembi, Teuta do të udhëtojë nesër drejt Maqedonisë, ku do t’i vazhdojë përgatijet në Ohër.

Më shumë nga Kampionati Shqiptar