ZYRTARE: PSG blindon yllin e ekipit, Reali e United nuk përfitojnë

13 Janar 2020
20:17
Eraldo Harlicaj
back button

PSG ka blinduar mbrojtësin Marquinhos. Ekipi francez ka rinovuar me titullarin kryesor që pritej të largohej, pasi po shihte mundësi të tjera në merkato. 25-vjeçari ka rinovuar kontratën deri në 30 qershorin e 2024 duke qetësuar dhe tifozët klubit parisien.  

Drejtuesit e kampionëve të Francës rrezikonin të humbisnin brazilianin, pasi Manchester United dhe Real Madridi po shtynin shumë drejt lojtarit të PSG. Trajneri Thomas Tuchel ka kërkuar nga drejtuesit të veprojnë dhe të firmosin me lojtarin kryesor të ekipit. 

Shtatlarti ka firmosur në vitin 2013 me ekipin e PSG nga Roma. Ai ka formuar një dyshe të fortë në mbrojtje me Thiago Silven. Drejtuesit mund të prishin një repart të tillë, pasi Silva me shumë mundësi do ta mbyllë në verë me ekipin e PSG-së. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit