ZYRTARE: PSG i habit të gjithë, merr një mister “X” nga liga e dytë

25 Shtator 2020
18:19
Eraldo Harlicaj
back button

PSG ka bërë një afrim të çuditshëm në merkato. Drejtori Leonardo ka nënshkruar me portierin Alexandre Letellier. Portieri 29-vjeçar afrohet në mënyrë të papritur te francezët, pasi sezonin e kaluar luajtur në ligën e dytë franceze.

Ai ishte pjesë e Orleans dhe luajti si titullar në 6 ndeshje. Kampionët e Francës kanë probleme me portën, pasi Navas është titullar, ndërsa portieri i dytë Bulka rezultoi zgjedhje e gabuar. I riu gaboi në ndeshjen ndaj Lens duke humbur shansin e tij.

Trajneri Thomas Tuchel i kërkoi Leonardos një portier të ri dhe Letellier ishte një zgjedhje e çuditshme. 29-vjeçari ishte i lirë, por asnjëherë në jetën e tij nuk ka luajtur në nivele të larta. PSG duke se është tkurrur dhe nuk po harxhon më miliona…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit