Zyrtare: PSG përjashton Neymarin, situata rëndohet më shumë!

25 Gusht 2019
13:58
Eraldo Harlicaj
back button

E kishte paralajmëruar trajneri Thomas Tuchel, por tashmë është zyrtare. Neymar nuk do të grumbullohet, pa u qartësuar e ardhmja e tij te PSG. Ai nuk është grumbulluar nga numri një i stolit as për ndeshjen ndaj Toulouse. 

Braziliani ka nisur stërvitjen me klubin, por mendja e tij është në merkato. Rikthimi te Barcelona duket thuajse i pamundur me katalanasit që nuk kanë fuqi për ta blerë, ndërsa në Spanjë mbetet Real Madridi si mundësi. 

Lojtari do vetëm të largohet nga Barcelona dhe nuk e cilëson si dramë nëse do t’i bashkohet Realit. Marrëdhënia e tij me kampionët e Francës është totalisht e përçarë.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit