Zyrtare: PSG rinovon me rebelin, Interi mbetet thatë

29 Qershor 2020
19:16
Eraldo Harlicaj

Layvin Kurzawa u mendua i larguar nga skuadra e PSG. Mbrojtësi ishte në fund të kontratës së tij dhe nuk kishte marrëdhënie të mira me drejtuesit e klubit. Ai kishte disa krisje me krerët e francezëve.

Drejtori Leonardo duket se ka sheshuar gjithçka, pasi futbollisti i kombëtares franceze ka firmosur për 4 vitet e ardhshme. Ai rinovoi kontratën dhe do të jetë me kampionët e Francës deri në vitin 2024.

Një lajm i mirë për tifozët e PSG-së që e duan 31-vjeçarin, por jo për Antonio Conten. Interi kishte hedhur grepat për të bindur lojtarin, por siç kuptohet qartë nuk ia ka dalë mbanë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit