Zyrtare, qendra dhe organizatori i kombëtares së koshit firmosin për Goga Basket

17 Shtator 2020
12:21
Telesport
back button

Basketbollistët Endrit Hysenagolli dhe Klein Strazimiri janë dy përforcime të skuadrës Goga Basket për sezonin e ri sportiv 2020-2021. Lajmin e konfirmoi skuadra durrsake, përmes postimeve në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për dy përforcime të rëndësishme, dy basketbollistë që luajnë edhe me kombëtaren kuqezi të basketbollit. Shtatlarti Hysenagolli, një nga më të mirët në Shqipëri në dekadën e fundit, vjen te Goga Basket pas transferimit nga ekipit tjetër durrsak i Teutës.

Goga Basket News 📸 Goga Basket njofton marreveshjen me gjigandin Endrit Hysenagolli 🥇 Lojtari kryeqytetas pas dy…

Gepostet von Akademia Sportive Goga Basket am Mittwoch, 16. September 2020

Ndërsa organizatori Strazimiri vjen nga skuadra e Partizanit, ku është aktivizuar sezonet e fundit, por tashmë do të jetë pjesë e Goga Basket. Lojtarët kanë nisur stërvitjen me Gogën, ndërkohë që sezoni i ri pritet të nisë më 15 nëntor.

Goga Basket News 📸Akademia Sportive Goga Basket ka arritur marreveshje me organizatorin e talentuar te ekipit kombetar…

Gepostet von Akademia Sportive Goga Basket am Mittwoch, 16. September 2020

Lajme të tjera

Lajmet e fundit