Zyrtare | Ramsey te Juventus, paga e tij është shumë më e ulët nga sa u përfol

12 Shkurt 2019
9:34
back button

Nga 1 korriku 2019, Aaron Ramsey është lojtar i Juventusit. Të gjithë zërat e çonin uellsianin e Arsenalit në Torino, vetëm zyrtarizmi mungonte, kjo u krye mbrëmjen e djeshme në orët e vona. 

Mesfushori ka firmosur kontratë deri më 1 korrik të vitit 2023, teksa Juve deklaron se do të paguajë edhe 3.7 milionë euro, një pagesë shtesë që klubi bardhezi mund ta shlyejë deri më 10 korrik 2019, por nuk sqarohet kujt i shkon kjo shifër.

Në kontratën e tij 4-vjeçare me Juventus, Ramsey do të përfitojë 7 milionë euro në sezon, plus bonuse, raporton Sky Sport. 

Në mediet angleze dhe ato italiane ditën e djeshme u zyrtarizua marrëveshja, por paga e tij u përllogarit rreth 19 milionë sterlina në sezon (400.000 sterlina në muaj). Ky fakt do e bënte 28-vjeçarin lojtarin e dytë britanik më të paguar në qarkullim, por në Itali mohojnë që paga të jetë kaq e frikshme.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit