ZYRTARE: Reali largon sulmuesin, Zidane e huazon në Ligë të Dytë

17 Janar 2020
21:03
Eraldo Harlicaj
back button

Real Madridi nuk i ka dhënë asnjëherë mundësinë, Jorge De Frutos, të tregojë veten me ekipin e parë. Ky i fundit është një produkt i Akademisë, pasi ka luajtur dhe me ekipin B. Ai është një sulmues i mirë për ligën e dytë, ndërsa duket se nuk ka nivel për La Liga.

22-vjeçari ishte i huazuar te Valladolid, por nuk arriti të çante. Frutos koleksionoi vetëm 56 minuta në 3 ndeshje. Ai prishi huazimin me klubin e La Ligës dhe ka gjetur marrëveshjen me Rayo Vallecanon. Kategoria e Dytë duket se i përshtatet më shumë dhe do të mbetet i huazuar deri në fund të sezonit. 

De Frutos ishte pjesë e Realit B në sezonin e kaluar. Ai luajti 37 ndeshje, nga të cilat 33 si titullar duke shënuar 7 gola. Lojtari nuk arriti të çante në ekipin e parë dhe ka shpresë se mund të bëjë më mirë një nivel më poshtë. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit