Zyrtare: Rey Manaj largohet nga Barcelona, firmos me klubin anglez

12 Korrik 2022
15:48
Alfred Lleshi
back button

Tani është zyrtare. Barça po përpiqej të çlirohej nag Rey Manajn, i cili më në fund ka firmosur me Watford. Sulmuesi shqiptar në këtë mënyrë do të nisë një aventurë të re në skuadrën angleze. Sipas medias katalanase “Sport”, Barcelona ruan të drejtën e refuzimit të parë dhe 50% të shitjes së ardhshme të Manajt.

Sezonin e kaluar, pasi bëri paraqitje të mira te Barcelona, sulmuesi i kombëtares kuqezi  shkoi te Spezia në formë huazimi. Skuadra e Serie A cila kishte opsion blerjeje prej 3 milionë eurosh, por nuk e përdori. Për pasojë, Manaj u kthye në Barcelonë.

Pa qenë pjesë e ekipit të parë të Barçës dhe pa një vend në skemën e Xavi Hernández, ishte e qartë se gjëja më e mirë për të bërë ishte të kërkonte mundësi të tjera. Dhe sulmuesi shqiptar fluturoi drejt Anglisë, për të luajtur me Watford.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit