ZYRTARE: Rikthehet një tjetër kampionat, e njëjta datë me Superioren shqiptare

22 Maj 2020
19:52
Eraldo Harlicaj
back button

Portugalia ka vendosur që të rikthejë futbollin e luajtur. Kampionati portugez do të mbyllë sezonin në fushën e lojës, pas pauzës së gjatë për shkak të COVID-19. Portugalia ka vendosur që kampionati të rikthehet më 3 qershor.

Federata pas konsultimeve me klubet e futbollit ka dalë me këtë datë. Tre qershori është data që ka propozuar dhe Federata Shqiptare e Futbollit për të bërë të mundur rikthimin e futbollit në vendin tonë.

Qeveria shqiptare ende nuk ka dhënë miratimin e saj për një datë të tillë. Futbolli në Shqipëri është në kolaps dhe nuk dihet se si do të vendoset për të ardhmen e kampionatit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit